PD: Në krye të Këshillit të Qarkut Vlorë, një person me precedent
Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani denoncoi sot caktimin nga Kryeministri RamaSadrit Danajt si kryetar të Këshillit të Qarkut Vlorë. Sipas tij në vitin 2000 Danaj, u përfshi në Itali, në rrëmbimin e një vajze biznesmeni, teksa shtoi se Gazetat “La Republica” dhe “Corriere Della Sera” shkruajnë për rastin dhe përmendin të zgjedhurin e Ramës.


“Sot, në të njëjtën orë, teksa mburrej para medias në krah të Komisionerit Fyle, Edi Rama i dha drejtimin e Këshillit të Qarkut të Vlorës, Sadrit Danajt, pa iu dridhur qerpiku për të shkuarën e këtij rilindasi. “ Corriere Della Sera” dhe “La Republika”, kanë në arkivat e kronikës së zezë, rrëmbimin e vajzës së një biznesmeni, për ta detyruar atë të paguante një gjobë të majme. Në mesin e bashkëpunëtorëve është Sadrit Danaj, sot, i dekoruar nga Edi Rama si Kryetar i Këshillit të Qarkut të Vlorës”, tha Ristani.
Shtuar më 04/06/2014, ora 18:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori