PD ndan deputetët nëpër zona për protestën, mësoni cilin deputet e keni pranë
Në mbledhjen e sotme të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, e drejtuar nga Edmond Spaho, është bërë ndarja e deputetëve në zona për të koordinuar protestën e 16 shkurtit.

Në zbatim të vendimit të Kryesisë në disa qarqe të vendit janë deleguar një anëtar kryesisë dhe një deputet për të koordinuar protestën e opozitës në 16 shkurt.

Mësohet se Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Grida Duma, Gazmend Bardhi dhe Aldo Brumçi janë deleguar në Tiranë për organizmin e protestës.

Sa i përket rretheve, në Fier është deleguar Enkelejd Alibeaj dhe në Shkodër Flamur Noka.
Shtuar më 23/01/2019, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori