Zjarr në Patos, digjen dhjetëra rrënjë ullinj

Një zjarr ka përfshirë vendin e njohur si  “burimi e lajthisë” në Dukas të Patosit.

Era po favorizon flakët dhe zjarri po përhapet në grykën e kodrave.

Mësohet se po digjen ullinj të rinj dhe shekullorë.

Zjarrfikëset janë nisur drejt Patosit ndërkohë nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit. /albeu.com