PD, Metalla: Të dorëhiqet Ilir Beqja
Partia Demokratike vazhdon të kërkojë dorëheqjen e deputetit të Partisë Socialiste Ilir Beqja, duke pretenduar se ai është kapur mat duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën.

Deputeti demokrat Osman Metalla në një deklaratë për median, tha se deputeti socialist është “kapur mat” duke atakuar Kushtetutën e vendit.

Sipas akuzës së Partisë Demokratike, deputeti Beqja ka përfituar fonde publike në kohën që ka qënë deputet dhe ky veprim është në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

“Minimumi që Beqja duhet të bëjë është të japë dorëhqjen pasi është fare e qartë që ai është kapur mat duke shkelur Kushtetutën”, deklaroi deputeti i PD, Osman Metalla.

Prej disa ditësh, PD po e akuzon deputetin socialist Ilir Beqja, se ka përfituar fonde nga Bashkia e Durrësit në një projekt për pastrimin e qytetit të fituar nga një kompani ku Beqja ishte aksioner ndërkohë që kishte “veshur” mandatin e deputetit.
Shtuar më 05/10/2010, ora 13:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori