Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi
Paloka, bën përgjegjës kreun e parlamentit për degradimin që Rama u ka bërë seancave plenare. Në një deklarate për mediat,
Paloka u shpreh se kryetari i
Kuvendit vuri dhe sot maskën e tij të hipokritit, duke u tallur me një cështje shumë të mprehtë të parlamentarizmit në vend, sic është përjashtimi i Sali Berishës.
"
Ilir Meta është në pozicionin që duhet të reflektojë thellë për përgjegjësitë e tij në këto kohë kur Kuvendi dhe salla e seancave plenare, janë ndotur më shumë se asnjëherë nga Kryeministri i vendit. Nuk është një drekë njalash që mund të bësh gallatë, por është përgjegjësi direkte e
Ilir Metës, përjashtimi i denoncuesit, i lajmësit. Eshtë përgjegjësi direkte e
Ilir Metës rrahja e shpatullave të deputetëve dhunues, dhe ndëshkimi i deputetit të dhunuar.
Në parlamentin që drejtohet nga
Ilir Meta, Kryeministri i vendit ka kërcënuar publikisht opozitën." u shpreh
Paloka.
Sipas tij kjo hipokrizi, është një maskë që mund ti shkojë
Ilir Metës, por jo Kryetarit të
Kuvendit të Shqipërisë, duke e bërë këtë institucion qesharak dhe të papërgjegjshëm. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2014,
ora 13:55