PD: Marrëveshja me CEZ, vjedhje ndaj çdo shqiptari
Pëlqej
Partia Demokratik denoncoi sot atë që ajo e cilësoi si megaskandalin e marrëveshjes së Qeverisë me CEZ.Enno Bozdo u shpreh për mediat se kjo vjedhje do të rëndojë drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve.

Bozdo deklaroi se për shkak të firmës së Edi Ramës, pa transparencë, antiligjore dhe anti-shqiptare mbi një marrëveshje që jo vetëm i fal kompanisë çeke 3 miliardë dollarë dëme dhe borxhe, por i jep asaj në dorë 95 milionë euro, do të shlyhen nga të gjithë shqiptarët.

“Marrëveshja CEZ” është negociuar në mungesë të plotë të trasparencës, në kundërshtim me interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve, në padijeni të Avokatit tonë ndërkombëtar, dhe duke mos marrë parasysh asnjë këshillë të tij; -Avokati ynë dhe ekspertët tanë ndërkombëtarë janë përjashtuar nga këto negociata, në kundërshtim me detyrimin e negociatorëve për tu këshilluar nga ata; -Janë afro 500 milionë euro që CEZ-as i ka borxh të pranuar kompanive shtetërore shqiptare, borxh nga i cili maxhoranca ka hequr dorë tashmë; -Janë afro 3 miliardë dollarë dëm i përllogaritur si rezultat i menaxhimit katastrofik të kompanisë “CEZ shpërndarje” nga drejtuesit e saj, dëmshpërblim nga i cili maxhoranca ka hequr dorë tashmë; -Sikur të mos mjaftonin këto, shqiptarët do t’i paguajnë kësaj kompanie, nga xhepat e tyre, edhe 95 milionë euro të tjera; -Raportet e kompanive të mirënjohura ndërkombëtare i certifikojnë këto shifra; për më tepër, këto raporte, vërtetojnë se investimet e kryera nga CEZ në Shqipëri janë minimale dhe për rrjedhojë në shkelje të angazhimeve kontraktuale të kësaj kompanie; -Raportet vërtetojnë abuzim financiar, shpërdorim detyre dhe evazion fiskal për drejtuesit e CEZ në Shqipëri, por maxhoranca u ka falur atyre imunitet të plotë juridik, ose e thënë ndryshe, “...ju bëtë çfarë deshët, por nuk do t’iu hyjë gjemb në këmbë..” tha ai.

Në vijim ai tha se shqiptarët duhet të dinë se herët a vonë, dhe është vetëm çështje kohe, çmimi i energjisë elektrike do të rritet.

“Do të rritet pavarësisht se ne e kemi paguar tashmë CEZ për të mos i rritur çmimet. Do të rritet sepse maxhoranca ka vendosur t’i falë CEZ gjithçka, shpërdorimet, të harrojë borxhin e pranuar, dëmin e shkaktuar ndaj interesave financiare të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Pas kësaj marrëveshjeje, çmimi i energjisë do të rritet, dhe shqiptarët duhet ta dinë përse-në! Përballë këtyre fakteve tronditese, të vërtetave të pamohueshme, maxhoranca ka zgjedhur të heshtë: hesht Kryeministri, heshtin ministrat e tij që si zakon e kanë të shfaqen ekraneve edhe për çdo zyrë të lyer rishtazi”, u shpreh Bozdo.
Shtuar më 13/08/2014, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori