PD mandaton treshen negociatore, nesër takimi Meta-Berisha
Partia Demokratike mbylli mbledhjen e kryesisë duke mos dhënë një emër konkret se kush do të jetë kandidati zyrtar për President.

Nga kjo mbledhje, kryeministri Sali Berisha u mandatua si kryenegociator së bashku me nënkryetarin Astrit Patozi dhe antarin e kryesisë Edmond Spaho.

Treshja e PD-së do të nisë nesër në Kuvend takimet me partitë aleate për të konsultuar emrin që do të futet në garën presidenciale.

Në fjalën e tij, kryeministri Sali Berisha është shprehur i hapur për negociata edhe më opozitën, duke kërkuar nga kjo e fundit që të mos i demonizojë figurat e larta të PD-së që mund të jenë kandidatura potenciale. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2012, ora 21:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori