PD kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e universiteteve
Pëlqej
Vendimi i Qeverisë për mbylljen e filialit universitar të Sarandës është kundërshtuar sot edhe nga dega e Partisë Demokratike në këtë qytet. Zëdhënësja, Atika Barjamaj, akuzoi qeverinë për goditjet e njëpasnjëshme që i jep këtij qyteti duke filluar me reformën territorial, që e la Sarandën njësinë më të vogël në republikë.


PD cilëson të pakuptimtë indiferencën e kryebashkiakut Çipa, lidhur me vendimin për mbylljen e filialit universitar, duke e akuzuar atë se po vepron në kundërshtim me interesat e qytetareve.
Shtuar më 14/08/2014, ora 13:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori