PD kujtohet për Topallin: Të rikthehet në parti
Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka folur nga Shkodra duke iu bërë thirrje demokratëve të cilët janë larguar, për t'u rikthyer në parti pasi është momenti për t’i kthyer mbështetjen në këtë fazë që zyrtarisht kjo forcë politike ka nisur procesin e propozimit të kandidaturave për deputetë dhe kryetar bashkie.

Bardhi madje përmend edhe nevojën për rikthim të Jozefina Topallit, e lënë jashtë nga listat në zgjedhjet e 2017 për shkak të qëndrimeve të saj të ashpra ndaj lidershipit të demokratëve.

Sipas Bardhit Kuvendi duhet të lërë lojërat politike dhe të miratojë reformën zgjedhore si një prej 15 kushteve të vendosura nga BE.

Shtuar më 04/07/2020, ora 14:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori