Ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Dorian
Teliti u shpreh sot se
kriza ekonomike ka nisur të flasë me shifra tronditëse, aq sa mijëra
biznese nuk paguajnë dot
taksat.
“Vetëm në dy muajt e fundit, janë 1113
biznese, kompani, që i janë shtuar listës së debitorëve të zyrës së tatim-taksave. Ky është një alarm për situatën e vështirë në të cilën gjendet sipërmarrja në vend, për shkak të rritjes së barrës fiskale nga qeveria, dhe për shkak të mungesës së investimeve, e rënies
ekonomike në përgjithësi” ka thënë eksperti i ekonomisë pranë selisë blu.
Sipas Telitit, bizneset nuk kanë punë, dhe nuk paguajnë dot
taksat, të cilat tashmë janë 50 përqind më të larta se më parë dhe kjo do të thotë mijëra vende pune të humbura.
“Ky është realiteti. Gjithçka tjetër është propagandë dhe mashtrim qeveritar. Sukseset imagjinare në kokat e qeveritarëve dhe në fushatat publicistike, nuk ndihmojnë askënd”, është shprehur
Teliti.
Shtuar më 09/09/2014,
ora 15:58