PD: Kreu i PS në Kavajë, me precedentë penal
Pëlqej
Partia Demokratike ka drejtuar pyetje ndaj kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, se sa i sigurt është ai në lidhje me precedentët e fortë penal ndaj drejtorit të Drejtorisë rajonale të Tiranës për shërbimin e transportit rrugor, Gentian Daja.

“Edi Rama risolli dhe një herë fjalën e harruar rilindje në një shëtitje që bëri në Kavajë. Sot kudo në Shqipëri, rilindja është burim barsaletash, por në Kavajë, ka edhe një arsye më shumë për të mos e besuar Edi Ramën. Dhe arsyeja është rilindasit që ishin në krahun e djathtë të Kryeministrit. Z. Rama, a është krahu juaj i djathtë për Kavajën dhe transportin e Tiranës, person i dënuar në Kazerta të Italisë për trafik droge. Z.Rama, është kryetari juaj për Kavajën, dhe shefi i transportit për Tiranën, person i dënuar në Franfurt të Gjermanisë për trafik droge”, tha deputeti Arben Risrani. /albeu.com/



Shtuar më 22/09/2014, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori