“Ka kërcënuar demokratët”, Kuliçaj përgënjeshtron akuzat e Bashës

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se Agron Kuliçaj ka marrë në telefon deputetët demokratë duke i kërcënuar të mos marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Kuliçaj i është përgjigjur duke përgënjeshtuar deklaratat e Bashës.

“Hedh poshtë me neveri shpifjet dhe trillimet rreth personit tim nga deputeti Basha. As kam kërcënuar e as komunikuar me asnjë deputet, dhe ftoj çdo deputet të bëj publike komunikimet.

Mbas 8 vitesh në opozitë Basha ka humbur besimin e demokratëve, përdorimi i emrit tim as nuk e ndihmon e shpëton”, ka thënë ai./albeu.com


Shtuar 13.12.2021 18:26