PD: Kodi IMEI, fundi i privatësisë
Pëlqej
Partia Demokratike e cilësoi sot aksesin në kodin IMEI, si fundin e privatësisë për qytetarë. Përmes një deklarate për shtyp, koordinatorja për mediat e PD-së, Silvi Bardhi tha se nëse dikush ka akses në kodin e qytetarëve IMEI, qoftë edhe për pak minuta, jeta e tyre kthehet në një libër të hapur për të gjithë.

"Përgjimi kërkon dy gjëra, kodin IMEI për telefonin dhe programin për tu lidhur me këtë kod dhe mjafton kombinimi i programit me kodin personal IMEI, dhe të tjerët mund të të përgjojnë duke monitoruar aktivitetet tuaja, me anë të një kompjuteri në shtëpi ose smartphonë. Ky kod është rruga më e sigurtë e gjurmimit, përcaktimit të vendndodhjes dhe përgjimit të telefonave, mesazheve, e bisedave, pra cdo lloj komunikimi.Kjo është arsyeja që edhe Gjykata e Drejtësisë e Luksemburgut ia ka ndaluar qeverive të Bashkimit Evropian të kenë akses në kodin IMEI" tha Bardhi.

Sipas saj ka vetëm një motiv pse qeveria kërkon të ketë kodin IMEI të çdo shqiptari, dhe ai është fakti që qeveria kërkon të dijë ç’farë mendojnë flasin e komunikojnë qytetarët e vendit.
Shtuar më 11/08/2014, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori