PD kete jave ne raundin e negociatave perfundimtare per qeverine e re
Albeu.com
Partia Demokratike do te vazhdoje gjate kesaj jave raundin e dyte te negociatave me aleatet e saj tradicionale dhe te rinj per koalicionin e ri.Lajmi eshte konfirmuar nga vete lideri i Partise demokratike Sali Berisha ne nje interviste dhene ne nje televizion. Pas raundit te pare te negociatave me aleatet e saj te djathte si dhe me PAA dhe PBDNJ , negociata te cilat kreu demokrat i ka quajtur si serioze pritet qe ne raunin e dyte te percaktohen emrat e ministrave qe do te zene vend ne kabinetin e ri qeverises. Berisha ka theksuar se kabineti i ri do te jete nje koalicion i reformave dhe i anti korrupsionit. Ne lidhje me disa pakenaqesi te disa prej aleateve te vegjel te djathte per perfshirjen e partive te tjera ish-aleate te PS ne koalicion Berisha tha se i konsideron ato si xhelozi normale te cilat nuk demtojne soliditetin e qeverise se re. Berisha ka shtuar se nuk do te jete as gjzkates dhe as prokuror por se ka nje mandat plebishitar per luften kunder korrupsionit. Lideri i PD tha se qeveria e re do te kete nje vullnet politik per te zbatuar ligjin. news24
Shtuar më 25/07/2005, ora 15:13
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori