PD: Kerry vlerëson dekriminalizimin, Rama dërgon Ndokën të prezantojë Prefektin e Lezhës
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka akuzuar kryeministrin
Rama se po shpërfill mesazhin e sekretarit
amerikan të Shtetit, John
Kerry, lidhur me
dekriminalizimin, duke vazhduar të përdorë elementë të inkriminuar në partinë e tij. Në deklaratën e radhës për mediat, ai tha se Ndoka po vepron me bekimin e Ramës, pavarësisht se ligji për
dekriminalizimin, i nxitur nga opozita dhe ndërkombëtarët, e nxorri atë nga Parlamenti.
"Departamenti
amerikan i Shtetit e cilësoi të papranueshme që Arben Ndoka, i dënuar në Itali për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi, të ishte pjesë e Parlamentit.
Sekretari
Kerry, pasi e vlerësoi dje në Tiranë procesin e dekriminalizimit, e veçoi atë si sukses dhe model që duhet ndjekur.
E megjithatë, ja ku është i zgjedhuri i Edi Ramës, i besuari i tij në Lezhë, duke prezantuar Prefektin e Qarkut. Ja ku është i dënuari që pas denoncimeve të opozitës, pas qëndrimeve të partnerëve ndërkombëtarë, dhe pasi ligji i dekriminalizimit e nxorri jashtë Parlamentit, sot, me bekimin e Edi Ramës, qeveris Lezhën, bën emërime, shkarkime, tenderime.
Vendos për çdo gjë. Edi
Rama sfidon hapur
dekriminalizimin, sfidon hapur mesazhin e z.John
Kerry.
Ai vazhdon t’u japë pushtet personave të inkriminuar, vazhdon ti mbajë ata afër, dhe po i përgatit ata për zgjedhjet që po vijnë për të deformuar votën e lirë.
Si ta kuptojmë qytetarët këtë shpërfillje të Edi Ramës ndaj mesazhit të Kerrit?
Si duhet ta shohë publiku inkriminimin deri në palcë që Edi
Rama tashmë po i bën edhe Partisë Socialiste. Ende pa u mbushur 24 orë nga mesazhi i sekretarit
Kerry për
dekriminalizimin, Edi
Rama po konfirmohet si promotor dhe protektor i krimit në politikë". /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2016,
ora 13:24