Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
PD kërkon takim urgjent të këshillit bashkiak
Pëlqej
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në këshillin bashkiak të Tiranës do të kërkojnë një takim urgjent e këtij këshilli. Lajmin e bën të ditur kreu i këshilltarëve të Partisë Demokratike Ferdinand Poni i cili ka theksuar se në këtë takim do të kërkohet dëmshpërblimi për qytetarët e përmbytur nga veprimet dhe mosveprimet e papërgjegjshme të Ramës dhe administratës së tij.

"Jemi sot këtu vetëm dy ditë pas përmbytjeve dhe bllokimit katastrofik të Tiranës dhe trafikut të saj për mbi 5 orë. Ngjarje që nuk është e para në Tiranë, është një ngjarje e përsëritur për fatin e keq dhe që ka sjellë në papërgjeshmërinë e veprimeve dhe mosveprimeve të z. Rama, dëme të parikuperueshme për qytetarët e bizeneset e Tiranës, për fëmijët e nënat e tyre, për shkollarët dhe punonjësit e Tiranës” theksoi Poni.

Më tej Poni ka theksuar se është e dënueshme dhe e papranueshme mos lëvizja e asnjë prej institucioneve të Bashkisë së Tiranës për të qenë afër banorëve të Tiranes të prekur apo të dëmtuar nga përmbytjet që Rama në mënyrë recidiviste iu "dhuroi" atyre vetëm dy ditë më parë.


“Nuk është hera e parë që Grupi i Këshilltarëve ka denoncuar veprimet dhe mosveprimet abuziviste, të dëmshme dhe do të thosha me qëndrime kriminale ndaj interesave të qytetarëve të Tiranës në përgjithësi, dhe atyre të përmbytur vetëm dy ditë më parë në veçanti” theksoi Poni.
Shtuar më 24/11/2010, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori