Vritet në atentat miku i Çapjave, avokat i Shullazit
PD kërkon sllavizimin e emrit të Komunës Liqenas në Pustec
Anëtarët demokratë të Komisionit të Ligjeve pranuan që të ndërrojnë emrin e komunës Liqenas në emër sllav Pustec, me kërkesë të banorëve të deklaruar si maqedonas në këtë komunë. Emri Pustec i takon terminologjisë sllave, që në shqip do të “shkretëtirë”.

Deputetët e Partisë Socialiste e kundërshtuan propozimin me arsyetimin se ndryshimi i emrit të komunës vetëm pak kohë para zgjedhjeve do të krijonte precedent, transmeton Shekulli.

Sipas tij ndryshimi i emrit të komunës mund të kthehej në një çështje referendumi lokal.

“Kërkohet konsensusi i palëve për ligjin për ndarjen territoriale duke shtuar se duhet bërë edhe një reformë e plotë. Këto janë ligje të rëndësishme dhe kërkohet reformë territorial, jemi dy muaj para zgjedhjeve. Ndryshimi i emrit të komunës nuk mund të bëhet në fund të mandatit, do krijohej precedent. Ky propozim mund të kthehej në një çështje referendumi lokal” ka theksuar deputeti socialist Bashkim Fino.

Ndërsa deputeti demokrat, Edmond Spaho ka theksuar se çështja nuk ka të bëjë me fundin e mandatit, duke shtuar se referendumi konsiderohet kur banorët bëjnë peticion.

Ndërkohë edhe pas kundërshtimeve të opozitës, Komisioni i Ligjeve kaloi vetëm me votat e mazhorancës propozimin e komunës Liqenas në Korçë për t’i ndryshuar emrin në komuna Pustec. Gjithsesi, miratimi i tij përfundimisht në seancë plenare duket tejet i vështirë, pasi kërkon domosdoshëmrisht edhe votat e opozitës. Ky vendim në opinionin publik shqiptar në Maqedoni është vlerësuar si akt skandaloz nga qeveria Tiranës.
Shtuar më 11/03/2013, ora 22:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori