PD kërkon përjashtimin e Ramës me 10 ditë nga Kuvendi
Pasditen e sotme, Partia Demokratike ka zyrtarizuar kërkesën për përjashtimin nga Kuvendi me 10 ditë të kryeministrit Rama. Ky vendim i opozitës është ndërmarrë pas tensionit të krijuar sot në Kuvend, ku kryeministri etiketoi si “tufë” deputetët e PD.

Kërkesa në fjalë është firmosur nga një grup deputetësh të PD-së dhe është depozituar në Byronë e Kuvendit.

“Thirrini mendjes dhe provoni që nuk jeni tufë lulesh, por që jeni njerëz që keni barrën e madhe dhe peshën e jashtëzakonshme të reformës”, tha Rama. /albeu.com/


Shtuar më 09/06/2016, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori