Sot testohet sistemi VAR në Shqipëri (FOTO LAJM)

Egnatia do të përballet në ditën e sotme kundër Partizanit, në ndeshjen miqësore që do të nis në orën 17:00.

Por këtë herë klubi rrogozhinas do të luajë ndeshjen e parë që pas rikonstruksionit të stadiumit. Për këtë arsye klubi ka njoftuar se zytarë të FSHF do të jenë të pranishëm për certifikimin e stadiumit, ndërsa gjithashtu do të testohet edhe sistemi VAR.

Për të qenë në të njëjtën lartësi për organizimin e ndeshjes, Egnatia ka postuar edhe fotografinë nga dhoma e zhveshjes.

Atje shihen fanellat e lojtarëve, me numrat dhe emrat e tyre, ndërsa gjithçka është profesionale dhe në pamje të parë të jep përshtypjen e pasqyrimit të Kombëtares në dhomat e zhveshjes. SportEkspres


Shtuar 1.09.2021 17:23