PD kërkon dorëheqjen e Veliajt
Pëlqej
Partia Demokratike akuzoi sot ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj se ka shkelur Ligjin për Trashgimin Kulturore. Në një deklaratë për mediat, koordinatorja për mediat në PD Silvi Bardhi u shpreh se kompania e dasmave, që u angazhua në ceremoninë martesore të ministrit Veliaj, ia ka faturuar shpenzimet Bashkisë Gjirokastër.

Erion Veliaj ka shkelur Ligjin për Trashëgimisë Kulturore. Kundër ligjit janë përgatitjet për skenën e dasmës në Kala që është një monument i kategorisë së parë dhe mbrohet nga UNESCO, por që u vu në dispozicion të dasmës qeveritare.Eshtë abuzim i pastër dhe skemë mashtrimi që Geraldina Spoza, një shoqëri dasmash, ia faturon Bashkisë Gjirokastër këtë zijafet, si aktivitet kulturor”, deklaroi për mediat Bardhi.

Me tej Bardhi u shpreh se PD kërkon dorëheqjen e ministrit Veliaj ose më së pakti shkarkimin e tij nga ana e Kryeministrit Rama, pasi i gjithë opinioni publik është i skandalizuar.

“Qytetarët dhe mbarë opinioni publik janë të skandalizuar. Ndërkohë, Erion Veliaj hesht. Asnjë shpjegim për këtë korrupsion të veshur me vello e papijon. Erion Veliaj duhet të japë dorëheqjen. Ose Edi Rama duhet ta shkarkojë dhe të tregojë që nuk mashtroi sërish kur tha se ministrat do të largohen kur përfshihen në skandale”, u shpreh me tej Bardhi. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori