PD kërkon asistencë ndërkombëtare për reformën në drejtësi
Pëlqej
Partia Demokratike do të marrë pjesë në reformën në drejtësi dhe në komisionet që do të ngrihen për reformën në drejtësië, por duke u udhëhequr nga ekspertiza ndërkombëtare dhe duke qënë në anën e parimeve europiane.

Ish ministri demokrat Eduard Halimi shprehet se tri janë kushtet që shumica duhet të përmbushë që të kenë opozitën në tryezë

"Reforma në Drejtësi duhet të bëhet nën udhëheqjen e Komisionit të Venecias, dhe ekspertizës ndërkombëtare të jetë konsensuale dhe gjtihëpërfshirëse. Opozita ka gati dokumentin strategjik reformimin e sistemit, i cili pritet të bëhet publik në vjeshtë. Në shtator do të publikojmë strategjinë sesi drejtësia duhet të jetë më pa i korruptuar, më i përgjegjshëm ndaj ligjit. Më i pavarur nga politika, por më i përgjigjur ndaj ligjit, më llogaridhënës." tha Halimi.

Ish ministri bën publike detaje nga platforma e demokratëve, e cila do bazohet në shembullin e sistemeve europiane. Një nga to është decentralizimi i kërkesave për shkarkimi ne gjyqtarëve.

Ne dokumentin strategjik të demokratëve dy çështje janë kryesore.
Çështja e parë ka të bëjë me shndërrimin e Gjykatës së Lartë në Gjykatë Karriere, pra asnjë anëtar i gjykatës së lartë nuk mund të vijë pa kaluar në Shkallën e Parë, Apel e më pas në Gjykatën e Lartë, dhe e dyta me forcimin e llogaridhënies.

Ligjvënësi demokrat ka dhe një zgjidhje që kërkesat e kreut të shtetit për anëtar të gjykatës së lartë të mos refuzohen. Propozimet nuk duhet të vijnë vetëm nga presidenti por dhe nga komunitetit të tjera, që ti bëjë të pamundur kuvendit ta refuzojë pa shkak miratimi ne anëtarit të gjyqtarit të shkallës së parë

Shtuar më 19/08/2014, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori