PD kërkesë për heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima
Pëlqej
Në nisje të sesionit të ri të Parlamentit, grupi Parlamentar demokrat pritet të firmosë kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima, pasi një prej kompanive të tij rezulton sipas demokratëve të jetë furnizuesja kryesore me internet të institucioneve shtetërore.

Burime nga PD konfirmojnë për TemA-n se kërkesa do të bazohet në ligjin për konfliktin e interesave, si dhe në nenin 70 pika 3 të Kushtetutës i cili përcakton se: “deputeti nuk mund të kryejë asnjë veprimtari fitimprurese që buron nga pasuria e shtetit apo pushtetit vendor dhe as të fitojë pasuri të këtyre”. Kurse në piken 4 ky nen i Kushtetutes përcakton heqjen e mandatit të deputetit në rast se shkelet pika 3 e tij”.

Në kërkesën e saj, Partia Demokratike i referohet nenit 35 të ligjit për konfliktin e interesave.

“Person i lidhur, për qëllim të neneve 27 deri 33 të këtij ligji, për kufizimet e interesave privatë të zyrtarëve, të përcaktuar në nenet e tjera të këtij seksioni, janë vetëm bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, fëmijët në moshë madhore, prindërit e zyrtarit e të bashkëshortit/es dhe bashkëjetuesit/es.

Në pikën 2 thuhet në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistruara në emrin e personit të lidhur, ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë zyrtarit dhe personit të lidhur i kufizohen të drejtat pasurore për to, në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë zyrtarit. Këto kufizime nuk zbatohen për personat e lidhur me personat e lidhur me zyrtarin. Kufizimi i pikës 2 të këtij neni zbatohet njëlloj dhe respekton të njëjtët kufij edhe për rastet e mëposhtme:

a) tërësinë e aksioneve ose të pjesëve në kapitalzyrtarit dhe të personave të lidhur me të;
b) tërësinë e aksioneve ose të pjesëve në kapital të personave të lidhur me zyrtarin.

Personi i lidhur me një zyrtar nuk mund të ushtrojë veprimtari si person fizik tregtar ose ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, nëse veprimtaria përputhet ose pritet me sferën e juridiksionit të zyrtarit dhe të kompetencës së tij për të vepruar, me akte individuale apo normative të nxjerra nga ai, ose kur zyrtari ka rol thelbësor dhe përcaktues në nxjerrjen e këtyre akteve, të cilat krijojnë pasoja juridike.

Përfitime ose kosto mbi këtë person fizik apo mbi shoqëri tregtare e persona të tjerë fizikë, që bashkëpunojnë ose konkurrojnë me personin e lidhur.

Ndërsa në nenin 36 përcaktohen lidhjet ndërmjet interesave dhe konflikteve të seksioneve 1 dhe 2. Edhe kur një zyrtar zotëron interesa privatë brenda kufijve të lejuar të seksionit 2 të këtij kreu, apo i sjell ata brenda kufijve të lejuar sipas përcaktimeve të pikës 3 të nenit 38 të këtij ligji.

Ai nuk është i çliruar nga detyrimet, kufizimet ose ndalimet e tjera të këtij kreu si dhe nuk është i çliruar a priori nga rreziku i rënies në konflikt rast për rast ose të vazhdueshëm të interesit. Zotërimi pasiv i aksioneve ose i pjesëve në kapital mund të përbëjë shkak për rënien në konflikt rast për rast të interesit.

Zyrtari dhe personi i besuar janë bashkëpërgjegjës për të marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e rënies së zyrtarit në një konflikt të tillë dhe komunikojnë ndërmjet tyre, për aq sa është e nevojshme, për këtë qëllim. Barra e provës për pamundësinë e komunikimit, në kohën e përshtatshme, në raport me pjesëmarrjen në vendimmarrje rë zyrtarit bie mbi zyrtarin dhe personin e besuar”, citojnë burime nga PD.
Shtuar më 27/08/2014, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori