E FUNDIT/ Shtohet ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri
PD: Kemi gati qeverinë e re
Albeu.com
Ndërsa janë ravijëzuar pothuaj të gjithë emrat e kabinetit të ri, tre zyrtarët e lartë ende pa një vendim final.Partia Demokratike është drejt përfundimit të listës së emrave për formatimin e qeverisë së ardhshme me kryeministër, Sali Berishën. Ashtu siç u shpreh edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode emrat për qeverinë janë në përfundim, dhe se gjithçka do të bëhet e ditur në momentin kur Berisha do t’ia paraqesë Presidentit Alfred Moisiu. Megjithatë, pavarësisht se gjithçka duket se është në mbyllje, tre zyrtarët e lartë të kësaj partie, Bamir Topi, Jozefina Topalli dhe Ilir Rusmali nuk janë përcaktuar ende se çfarë pozicioni do të kenë në qeverisjen e ardhshme. Burime nga Partia Demokratike deklaruan dje për “Shekullin”, se të tre zyrtaret në fjalë, pritet te kenë një përfaqësim të rëndësishëm në qeveri nisur nga përgatitja e tyre profesionale, por që asnjeri prej tyre përveç lakimeve jo zyrtare nuk janë përcaktuar ende se ç’pozicion do të kenë. Kështu nënkryetari i PD-së, Bamir Topi i cili në legjislaturën e kaluar ka qënë edhe kryetar i grupit parlamentar, dhe njihet si specialist i mirë në fushën e bujqësisë, por edhe njohës i mirë i jetës parlamentare duke e vënë në diskutim përfaqësimin e tij në Ministrinë e Bujqësisë apo si Kryetar i Kuvendit. Nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli e cila aktualisht ka përfunduar me sukses të gjitha marrëveshjet me ish-aleatet e PS-së, nuk dihet se çfarë pozicioni do të ketë në qeverinë e ardhshme. Topalli ka qënë dhe mbetet tepër aktive në jetën politike të PD-së, gje që është dukur qartë edhe në qëndrimet dhe deklaratat, që ajo ka dhënë në emër të PD-së, pas zgjedhjeve të 3 Korrikut. Megjithatë pozicioni i saj mbetet ende enigmë në qeverisjen e ardhshme. Sekretari për Çështjet Ligjore, Ilir Rusmali, njohës tepër i mirë i ligjeve, nuk dihet se çfarë pozicioni do të ketë në qeveri, edhe pse kohët e fundit ai është përfolur mjaft për drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë. Ndërsa për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Ridvan Bode nuk ka më dyshime që do të drejtojë Ministrinë e Financave, ashtu si Genc Ruli do të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë. Kryetari i PD-së së Tiranës, Sokol Olldashi, deri më tani është folur se do të drejtojë Ministrinë e Brëndshme, ndërkohë që për Ministrinë e Jashtme kandidatura kryesore mbetet Sekretari për Marrëdheniet me Jashtë, Besnik Mustafaj. Ndërsa për Ministrinë e Mbrojtjes është vendosur të drejtohet nga kryetari i PR-së, Fatmir Mediu. Ministria e Integrimit mbetet ende në pikëpyetje në varësi të qëndrimit, që do të mbajë PDR, edhe pse zyrtarë të saj e kanë mohuar drejtimin e këtij dikasteri. Në lojë për ta është futur edhe Ministria e Arsimit. Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale pritet të drejtohet nga një zyrtar i lartë i PBDNJ-së, asnjë prej deputetëve aktuale të kësaj partie.
nga N.Perndoj, Shekulli
Shtuar më 28/07/2005, ora 20:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori