PD: Kemi fakte per pagesa te majme per te dale nga cadra
Albeu.com
Partia Demokratike ka denoncuar moslejimin e shërbimit zyrtar shëndetësor ndaj deputetëve dhe militantëve që kanë ngujuar në kampingun e ngritur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
"Për 16 ditë me rradhë Edvin Rama dhe pinjollët e tjerë të bllokut po trajtojnë të ngujuarit në kampin e tyre njëlloj sikur ti kishin kavje eksperimentale me të cilat mund të bëjnë si të duan ata" theksoi zëdhenësja e PD-së Erla Mëhilli në një konferencë për shtyp.

Sipas saj frika dhe tmerri i Ramë për futjen e shërbimit publik shëndetësor në çadra dëshmon se ky njëri po shkelmon çdo normë, çdo standard dhe çdo detyrim njerëzor e ligjor të sjelljes dhe qëndrimit ndaj të burgosurve, robërve të luftës, dhe grevistëve të urisë.

"Konventa e Gjenevës, Vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njëtriut si dhe Kushtetuta e Shqipërisë përcaktojnë qartë detyrimet që duhen përmbushur në çdo rast burgimi, robërie apo greve urie. Këto akte themelore që garantojnë dhe rregullojnë liritë dhe të drejtat e tyre po shkelmohen çdo ditë nga Rama dhe bllokmenët e rinj. Ata po dëshmojnë në këtë mënyrë një krim të shëmtuar kundër njerëzimit mbasi për arsye strict politike privojnë të ngujuarit nga kontrolli i paanshëm shëndetsor" theksoi Mëhilli.

Sipas saj ka fakte tronditëse sipas të cilave edhe shërbimi bluzënxirë ofrohet kundrejt parave dhe korrupsionit dhe se nga çadra mund të dalësh vetëm po pagove shuma të majme.
"Partia Demokratike duke denoncuar këtë qëndrim u bën me dije shqiptarëve se këta shokë këta zotërinj faktojnë se janë të aftë tu servirin shqiptarëve në çdo kohë e në çdo vend, si të sotme dhe të ardhme vetëm trashgiminë barbare të etërve të tyre" theksoi Mëhilli.
Shtuar më 16/05/2010, ora 15:07
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori