PD kallëzon zyrtarët në Dibër për blerje vote
PD ka dorëzuar një kallëzim në Prokurorinë e Krimeve të Renda për një të ashtequajtur grup të strukturuar kriminal, ku sipas kësaj force, blen vota dhe kanosin votuesit dibranë për llogari të kandidatit Muharrem Rama.

"Partia Demokratike dorëzoi sot një kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Renda për një grup të strukturuar kriminal i cili blen vota dhe kanosin votuesit dibranë për llogari të kandidatit Muharrem Rama.

Me emra të përvetçëm, Partia Demokratike ka renditur faktet se si prej mbi 10 ditësh ky grup po ushtron presion tek votuesit në Dibër duke aplikuar skemën kriminale të blerjes së votës por edhe të kanosjes direkte të qytetarëve dibranë.

Ky grup kriminal i përbërë nga drejtues të administratës publike, të tatimeve, shefi i policisë e deri tek mjeku i KEMP-it, janë vënë në shërbim të skemës kriminale për blerjen e zgjedhjeve në Dibër.

Në kallëzimin penal, Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të nisë menjeherë hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë këta kriminelë të votës së lirë, të veshur me pushtet nga Edi Rama dhe lidhjet e tij kriminale". /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 15:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori