PD, kallëzim penal Ramës e Tahirit
Partia Demokratike do të bëjë kallëzimin penal ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për shperdorim detyre dhe shkelje të ligjit për Policine e Shtetit.

Në një deklaratë për media e deputeti i PD-së Arben Ristani u shpreh se Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, rikthyen në krye të policisë të gjithë ata të cilët kanë qenë të lidhur direkt ose indirekt me bandat e krimit të organizuar para vitit 2005.
Sipas Ristanit emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga Kryeministri Rama me propozimin e Ministrit të Brendshëm Tahiri, është haptazi në kundërshtim me ligjin e Policisë së Shtetit.

"Neni 21 i këtij ligji, parashikon që personi i cili do të emërohet në pozicionin e Drejtorit të Policisë së shtetit duhet:
1. Të jetë shkolluar në Akademinë e Policisë
2. Të ketë shërbyer për një periudhe kohe të paktën 3-vjeçare me gradën drejtues i parë
3. Të ketë kryer jo më pak se 16 vjet shërbim si punonjës policie, duke ushtruar kompetencat policore brenda 20 viteve te fundit.

Kryeministri Rama ka emëruar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në shkelje të hapur të këtyre kritereve dhe në kundërshtim flagrant me ligjin për Policinë e Shtetit.Emërimi i dy zëvendës Drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë, nga Ministri Tahiri, është kryer haptazi në kundërshtim flagrant me nenin 24 të ligjit për Policinë e Shtetit.Kryerja me dashje e veprimeve në kundërshtim flagrant me ligjin që kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, është krim dhe dënohet në mënyrë të qartë nga Kodi Penal i vendit." shprehet Ristani.


Partia Demokratike shprehet se është e vendosur të kërkojë ndëshkimin e atyre që mendojnë se janë mbi ligjin dhe mund të injorojnë zbatimin e tij. /albeu.com/

Shtuar më 11/10/2013, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori