PD ironizon keq Ramën: Nuk është kapo, por zari i Fatmir Xhafajt
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me përgjimin dhe survejimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, ka reaguar sërish PD.

Nënkryetari Edi Paloka me anë të një postimi në Facebook, e ka quajtur Ramën si "zari i Xhafajt".

"Edvin Rama nuk eshte "kapoja", nuk eshte ai qe mban nen urdhera krimin. Edvini eshte ZARI i krimit. Ai eshte nen urdhera dhe perdoret nga krimi"- shkruan Paloka në Facebook.

Ja reagimi i Palokës në FB:

Fatkeqesia qe i ka rene ketij vendi me edvinin eshte shume me e madhe nga sa duket. Per te qene te sinqerte, krimi eshte ngatrruar shpesh ne kembet e politikes, nga te gjitha krahet.

Por ajo qe po ndodh sot eshte shume e rende dhe e paprecedente.
Opozita ne denoncimet e saj mbi lidhjet e edvinit me krimin , e ka cilesuar shpesh ate si "kapo" si "kreu i kupoles, si bos i krimit" etj.

Ne fakt realiteti eshte shume me i rende se kaq…; Edvin Rama nuk eshte "kapoja", nuk eshte ai qe mban nen urdhera krimin. Edvini eshte ZARI i krimit.

Ai eshte nen urdhera dhe perdoret nga krimi. Sot , pas denoncimit qe PD beri lidhur me perdorimin e strukturave te policise per te survejuar kreun e PD, Edvini nuk beri gje tjeter pervecse vertetoi qe eshte dhe zar i Agron Xhafajt… /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2018, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori