PD interpelancë me Ramën për Policinë
Opozita zhvillon sot në Parlament interpelancën me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me emërimet dhe shkarkimet në Policinë e Shtetit. Parlamenti ka publikuar dje axhendën e punimeve të seancës plenare, ku pika e gjashtë e seancës është “Interpelancë me Kryeministrin, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të PD-së”.

Demokratët kanë depozituar një javë më parë kërkesën, në të cilën kërkojnë përgjigje nga Kryeministri Rama nëse është zbatuar ligji në emërimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi; nëse ky i fundit ka mbajtur para emërimit gradën madhore drejtues i parë, ka punuar 16 vjet në Policinë e Shtetit dhe a ka mbaruar ai Akademinë e Policisë. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2013, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori