PD: Inspektori i rryshfetit, mik i Veliajt e Tahirit (FOTO LAJM)

PD ka hedhur akuza sot se inspektori i kapur në korrupsion dhe i publikuar dje nga media është mik i Erion Veliajt e Saimir Tahirit dhe vëllai i këshilltarit socialist të Bashkisë së Tiranës, Florian Pullazi.

Kreu i këshilltarëve demokratë në Bashki, Leonard Olli, në një deklaratë për mediat shtoi se inspektori i ryshfetit nuk është gjë tjetër veçse shëmbëlltyra e Rilindjes.

"Skandali i zbuluar nga emisioni investigativ "Stop", nuk është një rast i izoluar i një inspektori të ndërtimit që kërkon para në këmbim të favorit.

Ky rast korruptiv, është e vërteta e rilindjes, është shëmbëlltyra e saj. E para tregon mënyrën se si është bërë inspektor personi në fjalë. Një militant që vjen e ushtron me arrogancë e me dhunë pushtetin, përmes njohjeve që ka me Saimir Tahirin e Erion Veliajn.

Përmes lidhjeve nepotike po ashtu, duke qënë vëllai i këshilltarit të majtë në Bashkinë e Tiranës, Florian Pullazi.
E dyta, ky rast tregon se Pullazi dhe shefat e tij, rrjeti i tij, e gjithë ngrehina të cilës ai i përket, ka ardhur në pushtet për të bërë para.

Me babëzi, duke shkelur ligjin, duke dhunuar qytetarët e pamundur, e duke i rrjepur ata, kështu funksionon banda e INUK dhe bandat e tjera të Edi Ramës që i janë vërsulur popullit që ditën e parë që erdhën në pushtet.

Koha e këtij shteti të korruptuar e kriminal; koha e këtyre maskarenjeve ka mbaruar. Populli është në këmbë dhe shumë shpejt ka per tu treguar vendin", deklaroi ai. /albeu.com/


Shtuar më 12/01/2016, ora 13:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori