PD: Ina Rama, mashe e PS-se
Pëlqej
Albeu.com
Tani qe guri i hetimeve ne Prokurorine e Pergjithshme per abuzimet me fondet publike ne rrugen Durres-Kukes ka zgjeruar rrathet e hetimit dhe ish-ministri i Transporteve, Lulezim Basha thirret si i pandehur maxhoranca artikulon akuza te forta direkte ndaj organit te akuzes.
E ndersa ne fjalorin politik te dites akuzat per presion ndaj institucioneve kushtetuese jane te forta per qeverine, nje prej perfaqesuesve te PD, Ferdinand Xhaferri ia adreson ato opozites, duke e lidhur fillimin e hetimeve ndaj Bashes me presionin qe sipas tij PS ka ushtruar ndaj organit te akuzes.

"Prokuroria vazhdon te hetoje nje ceshtje, megjithese ka nje urdher per pezullim. Per arsye politike po mbahet nen hetim ish-ministri i Transporteve", u shpreh Xhaferri.

I menjehershem ishte reagimi i PS-se, e cila permes deputetit te saj Taulant Balla i kerkon maxhorances te mbeshtese prokurorine te punen e saj

"Ne kete vend hajdut quhet xhepisti, kurse po vodhe 230 milione euro quhet hero. Nuk duhet te sulmoni Prokuroririne por ta ndihmoni ate", u shpreh Balla.

Ky debat midis dy perfaqesueve te maxhorances dhe opozites, gjithsesi te le te kuptosh qe se shpejti marredheniet mes maxhorances dhe prokurorise mund te perkeqesohen.
Shtuar më 27/11/2008, ora 23:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori