"PD ia fut kot dhe pikë", Rama i përgjigjet opozitës për testimet masive
Debati për testimet masive ka përfshirë edhe vendin tonë prej ditësh, por duket se opozita dhe qeveria nuk ndajnë të njëjtin emndim.

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje opozitës për kërkesën saj për të kryer sa më shumë testime kundra koronavirusit.

Rama në një mesazh në Tëitter shkruan se qeveria nuk vendos sa teste behën apo nuk behën. Sipas tij këtë vendim e merr Komiteti Teknik i Ekspertëve.

“A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?!

Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i’a fut kot. PIKË!



Shtuar më 07/04/2020, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori