PD i përgjigjet Veliajt: S'e heqim çadrën, ti bën mirë të largohesh nga posti
Nga çadra e protestës para Kryeministrisë, deputetja demokrate Albana Vokshi i përgjigjet kërkesës së Veliajt për ta zhvendosur atë.

Veliaj kërkoi zhvendosjen e çadrës për të shmangur trafikun në Tiranë, por Vokshi tha që Veliaj “bën mirë të largohet nga posti i kryetarit të Bashkisë sepse ende nuk ka dhëne përgjigje për vdekjet ne Sharre”.

“Kjo çadër që tashmë ka një emër “Çadra e Lirisë”, ka tmerruar Velinë dhe shefin e tij. Ky është një vend i zgjedhur nga qytetarët dhe jo nga PD. Ne do të rrimë këtu dhe s’kemi për t’u larguar. Veliaj bën mirë të largohet nga posti i kryebashkiakut pasi ende s’ka kërkuar falje për dy viktimat e Sharrës.

S’ka kërkuar falje që aty punonin fëmijë 10 vjeç, burra dhe gra që s’kanë marrë rrogat. Ai duhet të largohet njëherë e mirë. Duhet të largohet se ka krijuar një censurë të paimagjinueshme ndaj të gjitha mediave. Të largohet dhe për shkatërrimin që po i bën kryeqytetit.

Ky është parlamenti i qytetarëve shqiptarë. Nuk ka më parlament të kriminalizuar, këshill bashkiak të kriminalizuar”, tha Vokshi per gazetaren e “reporttv”. /albeu.com/

Shtuar më 20/02/2017, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori