Thaçi e ftoi në takim, zbardhen arsyet pse Kurti nuk shkoi

Presidenti Hashim Thaçi kishte planifikuar sot një takim me Kryeministrin Albin Kurti, por ky i fundit mungoi në orën 13:00.

Lëvizja Vetëvendosje ka treguar pse Kurti ka refuzuar ftesën e Thaçit.

“Kryeministri Kurti ka deklaruar tashme arsyet e mospjesëmarrjes në takimin me presidentin: E para ishte për faktin se sot pati deklarimin e saj në Kuvend Vasfije Krasniqi-Goodman, dhe e dyta sot presidenti paska takuar krerët e partive politike. Në këtë linje ai ka deklaruar që si kryetar i VV nuk as interes as gatishmëri ta takojë presidentin, ndërkaq si kryeministër e ka obligim dhe këtë do ta të bëjë në një moment tjetër”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

Kujtojmë se para disa ditësh, kryeministri Kurti kishte kërkuar ta takohej me presidentin Thaçi, mirëpo edhe ai mungoi.


Shtuar 9.03.2020 12:52