PD i mbyll derën Jozefina Topallit? Biberaj: Nuk rikthehen humbësit!
Në një intervistë për Ora News, anëtari i kryesisë së PD-së, Aleksandër Biberaj tha se ka një interes për t’u bashkuar me PD-në dhe natyrisht ka shumë kandidatë potencialë që po propozohen.

Biberaj u shpreh se PD-së është e hapur për të gjithë, sidomos për ata që janë figura të reja.

Biberaj shtoi se nuk beson se në vitin 2021 PD do të ketë luksin për të pasur drejtues qarqesh me të cilët u humbën zgjedhjet në vitin 2013.

Rikujtojmë se së fundmi u përfol për një rikthim të figurave të vjetra të PD, si Jozefina Topalli.

Aleksandër Biberaj: Ne nuk po tentojmë të afrojmë ish-ministra apo ish-deputetë të PD-së që kanë qenë në parti. Do të jetë anëtarësia me kryesinë që do të përcaktojë listën.

Por nuk besoj se në vitin 2021 kemi luksin për të pasur drejtues qarqesh po ata me të cilët kemi humbur zgjedhjet në vitin 2013. Humbja ka ardhur edhe nga abuzimi me pushtetin nga figurat e PD-së.

Do të ketë një sërë kriteresh për kandidatët dhe kontributi i gjithsecilit është i vlerësueshëm, por mendoj se mbi të gjitha kemi nevojë për njerëz që mbledhin vota, që votohen. Mund të kemi njerëz që janë teknikë, por që nuk bëjnë një cunam votash.

Shtuar më 07/07/2020, ora 17:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori