PD i drejtohet Kushtetueses për vendimet e parlamentit
Pëlqej
Partia Demokratike do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese të gjitha dekretet e Presidentit të rrëzuara nga Kuvendi, pasi sipas saj ato janë rrëzuar pa asnjë argument ligjor.

“Palamenti hodhi poshtë dekretet e Presidentit pa asnjë argumentim. Ndërsa, Presidenti nga ana e tij i bëri publike argumentat juridik, pasi asnjë nga ligjet nuk kalonte testin kushtetues. Ky është nxitimi i shumicës për të kapur drejtësinë e përjashtuar totalisht opozitën”, tha kreu i PD-së Lulzim Basha pas takimit me kryesinë e PD-së.

Sipas tij maxhoranca ka mungesë vullneti për dialog dhe për të dëgjuar opozitën.

“Partia Demokratike do t’i ankimojë një për një të gjitha vendimet në Gjykatë Kushtetuese”, tha Basha. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori