E FUNDIT/ Kreu i opozitës komunikim të jashtëzakonshëm me median
PD: I dënuari emërohet shef i trafiqeve
Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, ka denoncuar sot emërimin e Nardi Nelit si shefi i seksionit të trafiqeve në Policinë e Korçës. Në një dalje për mediat, ai bëri publik një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në prill të këtij viti, ku oficeri i policise rezulton i dënuar për dekonspirim të aksioneve antidrogë.

“Shihni çfarë bën Edi Rama. Nardi Neli, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, dhe kjo Gjykatë ka kërkuar që ky oficer të mos ushtrojë veprimtari publike për 3 vite. Pse?

Sepse vepra që ka kryer lidhet pikërisht me detyrën e tij, pasi akuzohet se ka zbuluar akte dhe të dhëna sekrete. Ua ka dhënë informacionet sekrete trafikantëve të drogës. Ka tradhëtuar punën e oficerëve të ndershëm”.

Në një dalje tjetër për mediat, Sekretari për Aksionin Qytetar në selinë blu tha se droga e kultivuar me bekimin e kryeministrit Rama është një nga shkaqet kryesore të rritjes së kriminalitetit në vend. Sipas demokratëve, shumë përplasje me armë, mes të cilave edhe ajo në mes të Shkodrës dy netë më parë, kanë si motiv zonat e influencës dhe pazaret e drogës. /albeu.com/












Shtuar më 16/08/2016, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori