Partia Demokratike vazhdon të denoncojë heshtjen e kryeministrit
Rama për inkriminalitetin e personave që rrethojnë kreun e qeverisë, duke iu referuar rastit të Arben Ndokës.
“Edi
Rama po thyen edhe rekordin personal të papërgjegjshmërisë duke hyrë në ditën e 31-të të heshtjes, pas vërtetimit me fakte e prova të inkriminimit që i ka bërë parlamentit. Opinioni publik, mbarë qytetarët mësuan me anë të dokumentave se Edi
Rama i dha mandatin dhe
imunitetin e
deputetit, të dënuarit për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe rrëmbim personi", thuhet në reagimin e PD-së.
Më tej,
Partia Demokratike thotë se ky është një akt i paprecedent në historinë 23-vjeçare të demokracisë në Shqipëri dhe se
Rama duhet të mbajë përgjegjësi lidhur me këtë./albeu.com/
Shtuar më 10/08/2014,
ora 17:42