PD hap sot zyrtarisht fushaten elektorale
Albeu.com
Partia Demokratike hap sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 Qershorit me një miting në sheshin "Skënderbej" në Tiranë. Hapja zyrtare e fushatës sot përkon edhe me 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të ...... Fëmijëve, ku gjatë pasdites Bashkia do të mbajë një festë gjigande në parkun “Rinia”. Por, po sot pasdite pritet një tjetër tubim, por me të rritur dhe me politikë.

Burimet e BalkanWeb bëjnë të ditur se do të jetë kryeministri shqiptar Berisha ai që do të mbajë fjalën për hapjen e fushatës dhe do të shpalosë programin e demokratëve për katër vitet e ardhshme të qeverisjes.

Më pas në skenën që do të improvizohet në sheshin “Skënderbej” pritet të ngjiten edhe përfaqësuesit e tjerë të lartë të PD-së, kandidatët për deputetë të demokratëve dhe aleatët e Partisë Demokratike, pjesë e koalicionit parazgjedhor "Aleanca për Ndryshim".

Ndërkohë që grupet e këngëtarëve do të përshëndesin të pranishmit me një spektakël. Me hapjen zyrtare të fushatës elektorale pritet edhe fillimi intensiv i fushatës zgjedhore të kandidatëve demokratë në të gjithë vendin.

PS, partia tjetër e madhe në garën për zgjedhjet parlamentare e hapi fushatën elektorale javën që sapo kaloi dhe zgjodhi si shesh, sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti.
Shtuar më 01/06/2009, ora 21:31
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori