PD: Gjykata të bëjë drejtësi pasi Ndreu është i gatshëm të sajojë gjithçka
Partia Demokratike ka kërkuar nga Gjykata që të bëjë drejtësi, ku sipas tyre, Ndreu është gati të sajojë gjithçka për t'ia hedhur paq. PD tha se deklarata e deputetit socialist Pjerin Ndreu është një mashtrim i pashembullt.

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho, e konsideron mashtrim të pashembullt deklaratën e deputetit Pjerin Ndreu, i cili po gjykohet në Gjykatën e Lartë me akuzën për goditje për shkak të detyrës të kolegut të tij demokrat, Genti Strazimiri.

“Eshtë qesharake dhe mund të regjistrohet si një nga mashtrimet më të paturpshme, ajo që bëri i pandehuri Pjerin Ndreu në derën e Gjykatës së Lartë, kur tha se ai vetëm e ka prekur deputetin Strazimiri.

Pamjet filmike janë prova që i kanë parë të gjithë qytetarët dhe që i kanë të gjitha mediat vizive. Këto pamje, tregojnë qartazi dhunën e egër, dhe agresionin plot urrejtje të të pandehurit Ndreu, ndaj deputetit Strazimiri, në ambjentet e Kuvendit, menjëherë pasi kolegu ynë kishte mbajtur një fjalim ku denonconte inkriminimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Eshtë e qartë se deputeti që është marrë i pandehur nga Prokuroria për goditje për shkak të detyrës, është i gatshëm të sajojë gjithçka për t'ia hedhur drejtësisë, për ti bërë presion Drejtësisë.

Në dëshpërim, i pandehuri i thotë publikut se kjo dhunë primitive, pas krahëve, qenka një prekje. Ne i kërkojmë Gjykatës të mos ndikohet nga shantazhet e njeriut të Edi Ramës, por ta çojë çështjen deri në fund e të bëjë drejtësi.

Partia Demokratike nuk do të ndalet derisa dekriminalizimi të bëhet, dhe çlirimi i parlamentit dhe i politikës nga të inkriminuarit do të bëhet, pavarësisht pengesave që po nxjerr Edi Rama”, tha më tej ai. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori