PD: Funksionarët perversë, përfaqësuesit e oligarkisë në pushtet
Pëlqej
Partia Demokratike deklaroi se s

Skandali i Sarandës në zyrën e Partisë Socialiste, ku mëkëmbësi i deputetit Kokëdhima kërkon favor seksual me një vajzë të mitur, në këmbim të një vendi pune, është cilësuar nga Partia Demokratike mirëfilli tregues i oligarkisë në veprim.


Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se oligarkia Rama-Meta-Kokëdhima kështu funksionon, ku në të gjitha zyrat e partisë në Shqipëri, në të gjithë zyrat e administratës, paguhet në këmbim të shërbimit, në këmbim të punësimit. Sipas tij, çirakët e oligarkëve që kanë ngritur rrjetin e merimangës në gjithë vendin, shpërdorojnë pushtetin dhe kërkojnë vazhdimisht favore, para, interesa, deri tek realizimi i dëshirave perverse që kanë.

“Këta oligarkë e kanë marrë me kohë licencën për të poshtëruar qytetarët e vendit, qysh se vendosën aleancën para zgjedhore. Licenca për shpërdorim në cdo drejtim, është dhënë nga Edi Rama, Ilir Meta, e Koco Kokëshima, qysh se ata caktojnë drejtorë, trafikantët e drogës, caktojnë në krye të këshillit të qarkut, të akuzuarin për rrëmbim fëmije, fusin në parlament të dënuarin për prostitucion. Prandaj etika dhe morali i kësaj qeveria ka rënë përpara se oligarkët të vijnë në pushtet. Ata janë ngjizur në mëkat që në krye të herës, dhe nuk mund të presësh tjetër, përveç abuzimit, kudo e me këdo”, deklaroi Bylykbashi.

Në vijim ai tha se e vërtetë është se këta funksionarë perversë nuk kanë parti, edhe pse skandali ndodh në Partinë Socialiste, ata nuk përfaqësojnë socialistët e ndershëm që nuk janë të paktë. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori