EMRI/ 3 vite për vite burg për falsifikim votash, ndalohet 34-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin Flamur Lika, i shpallur në kërkim.

Lika, 34-vjeç, akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë ekzekutimin e vendimit penal, për shtetasin në kërkim Flamur Lika., 34 vjeç, , pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”. /albeu.com/


Shtuar 5.09.2021 11:37