Ditën e sotme Partia Demokratike ka denoncuar me emra, ish-ministrin e Shëndetësisë dhe 4 deputetë të PS-së që kanë marrë 78 milionë
euro tendera nga qeveria e Edi
Ramës.
Drejtuesja e Departamentit të Antikorrupsionit në PD, Lealba Pelinku tha se
Ilir Beqja, Sadri Abazi, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu kanë marrë 78 milionë
euro.
Deklarata e plotë e Lealba Pelinkut:
Që kur ka ardhur në pushtet, Edi Rama e ka përqendruar shpërndarjen e taksave të rritura të shqiptarëve në pak duar, që janë ose miq të tij, ose klientë, ose deputetë, me të cilët blen dhe mban pushtetin.
Janë të paktën 4 deputetë të tij që përfitojnë para publike nëpërmjet kompanive të tyre, në shumicën dërrmuese të rasteve pa garë.
Ilir Beqaj është njeriu më i afërt i Edi
Ramës, i cili, edhe pse nuk është më ministër vzhdon të marrë me qindra milionë lekë nga taksat e shqiptarëve.
Rasti më i fundit është ai i shpalljes fituese të kompanisë “Intech+”, e zotëruar de facto prej Beqajt. Në një tender pa asnjë konkurent, shoqëria e ish ministrit që rrënoi shëndetësinë, u shpall fituese për 1 mld e 362 mln lekë ose 1,1 mln
euro, duke patur ofertë gati të njëjtë me fondin limit, pa i kursyer buxhetit gati asnjë qindarkë.
1.1 milionë
euro, të fituara së fundmi nga taksat e rritura të shqiptarëve, i shtohen pasurisë së
Ilir Beqjes, i cili, që kur Rama është bërë kryeministër, ka përfituar tedera me vlerë 29 milionë
euro.
Ilir Beqja nuk është i vetëm në listën e deputetëve të Edi
Ramës që pasurohen me paratë e shqiptarëve.
Prej kohës kur Edi Rama është kryeministër, Sadri Abazi ka fituar tendera me vlerë 34 milionë
euro nga paratë publike. Media raportoi pak kohë më parë se në shumë prej tenderave, kompania ka paraqitur dokumentacion fallco, por nga prokuroria, nën kontrollin e Edi
Ramës, nuk ka asnjë reagim.
2 deputetët e tjerë të partisë Socialiste, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, kanë përfituar secili nga tenderat publikë prej 8.1 dhe 7 milionë
euro.
Këta të 4 deputetë të Edi
Ramës,
Ilir Beqja, Sadri Abazi, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu kanë përfituar së bashku 78 milionë
euro nga paratë publike të shqiptarëve, të cilëve ata u kanë rritur çdo vit taksat në parlament.
78 milionë
euro nga pasuria publike për 4 deputetë është rekord i babëzisë së pushtetit të Edi
Ramës, i cili si qëllim të vetëm ka pasurimin e tij dhe të njërëzve të afërt të tij për të blerë pushtetin dhe për të sunduar shqiptarët.
Të tilla rekorde korruptive janë një nga pengesat madhore të hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2018,
ora 14:08