PD fiton 55 deputete PS merr 42 zona te tjera "Beteje" me shifrat e votave ne numerim
Albeu.com
TIRANE - Te gjitha shifrat tregojne se PD ka marre 55 zona ne mazhoritar ne perplasjen me PS.Ndersa socialistet kane fituar 42 zona ne total. Shifrat nuk jane ende perfundimtare sepse ne dy zona ceshtja ka mbetur pezull. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri ne mesnate arriti qe te shpallte 29 rezultate ne zona te ndryshme. Ore pas ore ne KQZ mberijne procesverbalet e zonave ku ka perfunduar procesi i numerimit te votave. KQZ po shpall me shpejtesi rezultatet dhe me vone pritet qe te behen kontestimet ne Kolegjin Zgjedhor nga ana e atyre qe jane te pakenaqur me kete vendim. Gjykata ka vendosur nje person ne pritje te ankesave nga ana e kandidateve te cilat duket se jane te shumta. Nder te paret ishte dje Anastas Angjeli, kandidati i PS ne zonen 38 ne Tirane i cili paraqiti fakte te votimit me certifikata te vjetra apo te fallsifikuara ne zonen e tij elektorale. Keto jane perpjekje te socialisteve per te ulur sa me shume fitoren e PD-se. te gjitha llogarite tregojne se rezultati final do te shkoje 55 per kandidatet e PD dhe 42 per kandidatet e PS. Ndersa ne tre zona te tjera kane fituar LSI, PBDNJ dhe nje i pavarur. Me keto shifra edhe nese dalin nga KQZ te sigurta PD do te duhet te prese mandatet plotesuese te aleateve te saj, te cilet ne fakt ne pjesen me te madhe jane njerez te PD qe te formoje kabinetin qeveritar dhe me pas te marre votebesimin ne parlament.
Mazhoranca
Shifrat e mazhorances se djathte ne kete parlament duket se vertiten rreth numrit 74 ndersa te majtet bashke me LSI dhe PBDNJ arrijne deri ne 66 vende ne parlament. Ne kete menyre PD e ka shume te lehte te krijoje qeverine si dhe ta votebesoje ate por do te jete gjithmone nen kercenimin e te majteve te cilet nese tregohen me te grupuar kane shume mundesi qe te bllokojne qeverine ne parlament me ane te shifrave qe kane. Tashme eshte shume shpejt per te pare kete gje dhe pritet qe Presidenti Moisiu, pasi KQZ te shpalle rezultatin, te kerkoje nga ana e partise fituese emrin e Kryeministrit dhe t'i kerkoje atij forimimin e qeverise se re te PD-se. Ne kete menyre Berisha dhe partia e tij rikthehen ne pushtet qe pas largimit nga zgjedhjet e 29 qershorit te vitit 1997 ne zgjedhjet e parakohshme. Shqyrtimi i zonave nje per nje tregon se te majtet se bashku kane nje avantazh te madh ndaj te djathteve por moskordinimi mes tyre ka sjelle ndarjen e votes dhe humbjen ne keto zgjedhje. Ndarja e votave erdhi per shkak te luftes me PS dhe LSI por edhe me moskordinimin e mire me aleatet e tjera te PSD, PDS, PAD, PAA dhe PBDNJ. Keto parti vendosen kandidate ne mazhoritar duke e rritur konfuzionin mes kampit te majte. Te gjitha keto jane thjeshte perllogaritje analizash tani qe do ti shebejne vetem analizave te PS pas zgjedhjeve. Fakt eshte qe PD eshte mazhoranca qe do te qeverise vendin ne kete mandat nese tejkalon rrezikun qe vjen nga zgjedhja e presidentit te ri ne vitin 2007. BW
Shtuar më 06/07/2005, ora 17:06
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori