PD feston 1 Majin, PS vazhdon greven e urise
Albeu.com
Opozita vijon sot protestën para Kryeministrisë. Që nga nata e mbrëmshme 22 deputetë të PS-së dhe 180 mbështetës kanë hyrë në greve urie. Ata kanë kaluar natën në cadrat e ngritura në bulevard.
Vendimi për grevën u mor nga grupi parlamentar i PS-së për të kërkuar hapjen e kutive të votimit dhe zgjidhjen e krizës.

Deputetët në grevë janë Ledi Shamku, Ermonela Felaj, Blendi Klosi, Gazmir Bizhga, Taulant Balla, Agim Leka,Skënder Hasa, Armando Subashi, Piro Lutaj, Artan Gaçi, Ervin Koçi, Fatos Tushe, Arben Ahmetaj, Olta Xhaçka, Asllan Dogjani,Gjovalin Kadeli, Shegush Ligori, Ilir Bejtaj, Eltar Deda, Besnik Baraj, Arben Malaj, Fatmir Xhafaj.

Por nga ana tjetër maxhoranca do të festojë në sheshin "Nënë Tereza" ditën e 1 Majit, Ditën e Punëtorëve.

Protestuesit e opozitës dhe ata që do të festojnë me maxhorancën do të jenë pranë disa momente para orës 12:00 të ditës së sotme, kur është lajmëruar se do të zhvillohet koncerti festiv i PD-së.
Shtuar më 01/05/2010, ora 16:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori