PD: Edi Rama pushonte kur Dritan Dajti vriste
Albeu.com
Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate tw premten theksoi se "aktin terrorist të Dritan Dajtit dhe rënien në krye të detyrës së 4 inspektorëve të policisë, Edi Rama me moralin, pa prishur pushimet u përpoq çdo ditë ta shfrytëzojë për qëllime politike".
"PD,- thuhet në deklaratë,- nuk ka dashur të reagojë ndaj serialit makabër mediatik në respekt të të rënëve, por nuk mundi të heshtë më gjatë ndaj deklaratave të këtij humbsi pa moral që ju dhunon dhe përdhos shqiptarëve ditën e zisë në vend që të kryejë detyrimet më elementare që zija kombëtare imponon për çdo njëri të qytetëruar".

Edi Rama, thuhet në deklaratë ," më qëndrimet e tij nuk bën gjë tjetër veçse përpiqet të lehtësojë veprën kriminale të Dritan Dajtit. Ne i themi këtij humbësi të pashpresë se qëndrimi ynë ka qënë dhe do mbetet 0 tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe ne, këtë platformë ia kemi rezervuar dhe Aldo Bareve, Nehat Kullave, Indrit Dokleve, Lul Berishave, Dritan Dajteve dhe ndaj cilit do kryebanditi pavarësisht nga lidhjet që ti ke. PD të deklaron ty se me gërshërët dhe forcën e ligjit do shembë perandorinë e krimit të secilit prej atyre që ti ke mbështetur me lejet e tua të ndërtimit”.

PS: Berisha bëri fushatë me vrasës

Partia Socialiste ka reaguar sërish duke akuzuar ashpër kryeministrin Sali Berisha se ka lënë të lirë kriminelë, madje i ka përdorur ata në fushatën elektorale në zgjedhjet e 28 qershorit.

“Një numër i konsiderueshëm vrasësish janë liruar jashtë çdo kriteri ligjor. Për më tepër këta janë përdorur në fushatën elektorale dhe janë parë krahas ministrave të këtij kabineti”, thuhet në deklaratën e Zyrës për Shtyp të Partisë Socialiste.

Dy ditë më parë në një reagim ndaj masakrës së qytetit të Durrësit, ku humbën jetën 4 oficerë të policisë së Shtetit, sekretarja për marrëdhëniet me jashtë pranë PS, Arta Dade akuzoi rëndë kryeministrin Berisha për bashkëpunim me krimin. (start/albeu)
Shtuar më 15/08/2009, ora 18:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori