PD: Edi Rama po punon në dëm të integrimit të vendit
Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses së saj ka hedhur gjatë ditës së sotme akuzat e radhës ndaj kryetarit të Partisë Socialistë Edi Rama.
Në një dalje publike zëdhënësja e selisë blu tha se kreu i PS po luan politika personale ndërsa është shprehur se Edi Rama po pengonte progresin e Shqipërisë.
Zëdhënësja Albana Mustafaraj në vijim të deklaratës së saj ka thënë se Rama po punonte në dëm të integrimit të vendit.

Rama përdori po atë retorikë të vjetër dhe iu shmang shpjegimit të qytetarëve “ është shprehur ajo në këtë deklaratë. Sipas saj Rama dhe partia e tij nuk po votonte ligjet duke mbajtur peng progresin.

Në mbyllje ajo është shprehur se kryesocialisti akoma nuk kishte dhënë përgjigje pse po bllokonte ligjet që kërkonin 3/5 e deputetëve për tu miratuar./albeu.com/

Shtuar më 01/11/2011, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori