PD: Edi Rama ka shkelur marrëveshjen, na takon neve të zgjedhim Avokatin e Popullit
Partia Demokratike ka reguar mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit duke akuzuar pozitën se ka shkelur marrëveshjen për zgjedhjen e Avokatit të Popullit pas përfundimit të mandatit të Igli Totozanit.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se kësaj radhe i takon PD-së që të zgjedhë Avokatin e Popullit, pasi mandatin e kaluar e zgjodhi Partia Socialiste edhe pse ishte në opozitë.

“Kur ishte Edi Rama në opozitë pati nje marrëveshje dhe Avokati i Popullit u zgjodh në selinë e Partisë Socialiste. Kjo marrëveshje duhet respektuar dhe propozimi i kandidaturës për Avokatin e Popullit i takon Partisë Demokratike”, thekson Edi Paloka duke folur në emër të selisë blu./albeu.com/

Shtuar më 15/01/2017, ora 14:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori