PD, e vendosur për heqjen e imunitetit
Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli deklaroi se qëllimi i mazhorancës është heqja e imunitetit dhe për këtë synim do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore dhe kushtetuese, për të patur atë që kryeparlamentarja e quajti 'Shqipëri pa imunitet'.


"Mbyllja e sesionit u bë përmes një bllokimi për të votuar një draft të shkruar nga opozita, ky ishte një mesazh i keq që i drejtohej ndërkombëtarëve dhe të gjithë shqiptarëve në luftën kundër korrupsionit. Ky ishte një mesazh që nuk i takon asnjë deputeti ta marrë përsipër por sigurisht për ne ka rëndëisi kapitale heqja e imuniteti dhe jo rrugët e heqjes së tij prandaj ne jemi të vendosur që të ndjekim të gjitha rrugët për heqjen e imunitetit" tha Topalli.

Sipas saj mosmiratimi i heqjesimunitetit në seancën e 6 gushtit nga ana e opozitës ka si synim bllokimin e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2012, ora 12:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori