PD e Shkodrës prezanton kandidatin Zef Hila
Partia Demokratike e degës lokale të Shkodrës ka zgjedhur për kandidat për kryetar të bashkisë së Vaut të Dejës Zef Hilën.

Kryetari i PD-së së degës së Shkodrës Ramiz Çobaj tha se me këqtë kandidaturë Partia Demokratike shkon drejt fitores në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Kryetari i grupit të punës, Gjokë Uldedaj tha se PD-ja do të fitojë në të gjithë qarkun Shkodër, për shkak të gjendjes së rëndë që e ka lënë qeveria qytetin dhe rrethinat.

Kandidati i zyrtarizuar tashmë Zef Hila tha se kandidimin e ka marrë edhe në formën e një sfide kundër një qeverie, që sipas tij, ka dështuar në politikat e saj./albeu.com/
Shtuar më 12/04/2015, ora 18:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori