PD: Dyshja Rama-Meta nuk njeh kufi morali
Pëlqej
Partia Demokratike akuzoi sot Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta se promovuan për në Kryesinë e Qarkut të Korccës një person që sipas PD-së kishte shkaktuar vdekjen e punonjëses së saj.

“Opinion publik u trondit pak muaj më parë kur një specialiste e ISSH në Korçë vrau veten për shkak se drejtuesja e Institucionit e tranferoi larg duke pasur si synim largimin nga puna të së ndjerës, e cila punonte prej më shumë se 10 vitesh në institucion. Qytetarët korçarë protestuan para zyrave të ISSH në Korçë duke kërkuar përgjegjësi për drejtoreshën Ana Verushi, e cila ishte përgjegjësie për largimin nga jeta të specialistës që mbante e vetme familjes e saj.

Por dyshja Rama-Meta, pasi bleu me paratë e pista të krimit dhe korrupsionit zgjedhjet vendore në Korçë, pasi amnistoi në Kuvend me dhunën e kartonave këtë krim elektoral, pasi kërcënoi me të gjitha format të zgjedhurit demokrat, vendosi para dy ditësh të promovojë për në kryesinë e Qarkut të Korçës Ana Verushin, drejtoreshën monstër që shkaktoi vetëvrasjen e punonjëses së saj”, theksoi deputetja Eleina Qirici për mediat.

Sipas saj, ky është modeli Rama-Meta, që nuk njeh asnjë kufi morali dhe përgjegjësie.

“Ky është modeli që me çdo kusht do të largonte masivisht punonjës nga administrata dhe me çdo çmim. Ky është modeli i inkriminimit të administratës dhe institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, sepse për oligarkinë Rama-Meta, asnjë nuk ka më të rëndësishme se mbajtja e pushtetit me çdo mjet arbitrariteti, presoni dhe dhune”, u shpreh Qirici.

Shtuar më 01/09/2014, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori